Një sherr i dhunshëm raportohet të ketë ndodhur në një lokal në fshatin Perondi në Kuçovë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 29-vjeçar me iniciale K.K, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është konfliktuar me një 65-vjeçar me iniciale Xh.S.
Debati mes tyre ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Për pasojë 65-vjeçari ka marrë lëndime në trup, ndërsa 29-vjeçari që e goditi është arrestuar.
Gjithashtu është proceduar penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin.
Njoftimi Policisë
Kuçovë/ Në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditi me send të fortë, një 65-vjeçar, arrestohet 29-vjeçari.
Procedohet penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin.
Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.
Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo