
Albi Nako dhe Arbër Hajdari patën një debat në spektaklin e mbrëmjes së kaluar në Big Brother Vip Albania. Pas eliminimit të Albi Nakos nga loja, opinionisti Arbër Hajdari komentoi qendrimin e Albit në shtëpinë e BBV.
Arbri tha se Albi nuk bëri lojë dhe se nuk ishte aspak aktiv. Sipas Arbrit, Albi s’ka bërë asgjë tjetër në shtëpi përveçse ka ngrënë dhe ka fjetur, madje edhe një debat që kishte me Romeon u tërhoq
“Akoma nuk e kam marrë përgjigjën pse pate këtë lloj bllokimi në Big Brother…Ti në shtëpi vetem ke ngrënë dhe ke fjetur, shyqyr që nuk kishe biletë kthimi…”, tha ndër të tjera Arbri.
Por komentet e opinionistit nuk u pritën mirë nga Albi, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë se “është e lehtë të flasësh nga kolltuku”.
“ Nuk ke pse thua që unë kam ngrënë dhe kam fjetur…për ty është kollaj të flasësh nga kolltuku që je ulur. Unë diçka e kam bërë në shtëpi, një mesazh e kam bërë…Mos e thuaj që unë kam vegjetuar aty …të flasësh nga kolltuku është tjetër gjë”, ishte përgjigja e Albit për Arbrin.
Pjesë nga debati
Arbër Hajdari: Unë kam pasur pritshmëri për ty. Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot. Për mua s’ke bërë asgjë brenda shtëpisë, thjesht ke fjetur dhe ke ngrënë. Nuk e di pse e bëre këtë gjë. Unë ta kam ndjekur edhe jashtë shtëpisë, në debate të bëra në studio televizive dhe e di kapacitetin që ti ke për të të dhënë mendimet e tua, për të kontrolluar situatat. Akoma s’kam një përgjigje pse pate këtë lloj bllokimi brenda shtëpisë së Big Brother, por shpresoj që këtu jashtë të mund të kemi kohë të na shpjegosh.
Albi Nako: Nuk ke pse thua për mua që kam ngrënë dhe kam fjetur sepse besoj kam pasur një lloj…
Arbër Hajdari: Për mua po.
Albi Nako: Po për ty po sepse është kollaj që të flasësh aty nga kolltuku.
Arbër Hajdari: Edhe për zonjën tënde, erdhi ta tha në shtëpi.
Albi Nako: Sigurisht, sigurisht, por unë nuk besoj se kam vegjetuar aty brenda sepse diçka e kam bërë, një lloj mesazhi e kam dhënë, dhe diçka në mënyrën time të jetesës aty brenda mund të ketë funksionuar. Sepse do ti ta shohësh ashtu nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë. Është kollaj të flasësh nga aty, edhe tjetër gjë të jesh aty brenda.
Arbër Hajdari: Ti je më i miri vëllaçko.
Albi Nako: Jo, nuk jam më i miri…
Arbër Hajdari: Pse je këtu.
Albi Nako: Publiku më nxori, unë e pranoj. Por Mke fjetur dhe ke ngrënë sepse jam një ndër personat që ka fjetur më pak aty.
Arbër Hajdari: E kam të fjetur në kuptimin e lojës.
Albi Nako: Është kollaj të flasësh nga kolltuku ku je ti sepse një herë tjetër më ke thënë frikacak dhe unë këtë nuk ta pranoj. Nuk e përcakton ti sa frikacak jam unë.
Arbër Hajdari: Është mendimi im more zotëri, ti u tërhoqe nga diskutimi që kishe me Romeon. Për mua ishte gjest prej frikacaku. Ti na trego trimërinë…
© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo