ShowBizzz

Cillian Murphy triumfon sërish, dominon çmimet SAG Awards

Oppenheimer dominoi SAG Awards. Filmi i Christopher Nolan fitoi kastin më të mirë të filmit, ndërsa Cillian Murphy fitoi aktori më i mirë.

Filmi, për fizikanin teorik J Robert Oppenheimer, i përshkruar si babai i bombës atomike, është pothuajse i sigurt se do të fitojë filmin më të mirë në Oscar muajin e ardhshëm pas suksesit të tij në SAG dhe ceremoni të tjera pararendëse.

Çmimi për kastin më të mirë të filmit është më i larti në SAG Awards në mungesë të kategorisë së filmit më të mirë. Fituesit në ceremoninë vjetore, të mbajtur në Los Angeles, votohen nga aktorë të tjerë.

“Njëzet e tetë vjet më parë, kur po përpiqesha të bëhesha aktor, isha një muzikant i dështuar, por duke ju parë të gjithë këtu sot, e di që jam pjesë e diçka vërtet e mrekullueshme, ndaj faleminderit shumë”, tha aktori irlandez Cillian Murphy.

Ylli i Killers of the Flower Moon, Lily Gladstone fitoi aktorja më e mirë kryesore.

Kasti më i mirë

“American Fiction”

“Barbie”

“The Purple”

“Killers of the Flower Moon”

“Oppenheimer” (FITUES)

Aktori më i mirë

Bradley Cooper, “Maestro”

Colman Domingo, “Rustin”

Paul Giamatti, “The Holdovers”

Cillian Murphy, “Oppenheimer” (FITUES)

Jeffrey Wright, “American Fiction”

Aktorja më e mirë

Annette Bening, “Nyad”

Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon” (FITUESE)

Carey Mulligan, “Maestro”

Margot Robbie, “Barbie”

Emma Stone, “Poor Things”

Aktori më i mirë mashkull në një rol dytësor

Sterling K. Brown, “American Fiction”

Ëillem Dafoe, “Poor Things”

Robert De Niro, “Killers of the Floëer Moon”

Robert Doëney Jr., “Oppenheimer” (FITUESI)

Ryan Gosling, “Barbie”

Aktorja femër në një rol dytësor në një film

Emily Blunt, “Oppenheimer”

Danielle Brooks, “The Color Purple”

Penelope Cruz, “Ferrari”

Jodie Foster, “Nyad”

Da’Vine Joy Randolph, “The Holdovers” (FITUESJA)

/abcnews.al