ShowBizzz

Vajzat e Sylvester Stallone zbulojnë fiksimet e aktorit

Sylvester Stallone është një nga aktorët më të famshëm në historinë e industrisë së filmit dhe pa të do të ishte e pamundur që “Rambo apo Rocky” të kishin sukses. Por tani aktori është i fokusuar të kujdeset për familjen dhe, sipas vajzave të tij, ai e merr shumë seriozisht këtë punë.

Stallone solli në jetë dy nga rolet më të rëndësishme në histori. Gradualisht, aktori veteran u ka lënë vendin gjeneratave të reja (si Michael B. Jordan ) dhe është strehuar në familjen e tij.

Pikërisht, me ta ka nisur të regjistrojë një dokumentar të ri ku mund ta shihni më nga afër Stallonen. Aktualisht ai është i martuar me Jennifer Flavin dhe amerikani ka pesë fëmijë: Sage Stallone (i cili vdiq në 2012), Seargeoh Stallone, Sistine Rose Stallone, Scarlet Rose Stallone dhe Sophia Rose Stallone, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe ai e përkufizon veten si “paranojak” në dokumentar, duke theksuar se sigurohet që ata të jenë gjithmonë të armatosur sa herë që janë në publik për t’i mbrojtur nga grabitqarët që përgjojnë në hije.

Unë jam paranojak gjithsesi. Sepse unë kam përgjegjësinë si baba të bëj gjithçka që mundem. Gjëja e parë është që duhet të mësojmë pak vetëmbrojtje”, thotë Stallone.

Edhe pse këto praktika nuk janë aspak të panjohura për vajzat e tij. Kur ato shkojnë në shkollë, aktori dhe regjisori i detyron të mbajë një thikë të vogël në çantë.

Ai gjithashtu i mësoi ato sesi të luftojnë një kojotë dhe të përdorin sprej mbi njëra-tjetrën për t’u praktikuar në rast se do të duhej ta përdornin atë në të ardhmen, kështu që, jo çuditërisht, të treja motrat pajtohen se babai i tyre është personi më paranojak në planet.