ShowBizzz

FOTO/ 39-vjeçarja nga Irani kurorëzohet Miss Gjermania

Dëshiron të jesh “Miss Gjermania”? Personaliteti tani shpërblehet dhe jo trupi më i bukur. Nga 15,000 femra që konkurruan për më të bukurën e Gjermanisë, vetëm një prej tyre triumfoi.

Ajo është 39-vjeçarja Apameh Senauer, e cila jeton në Berlin dhe është me origjinë nga Irani. Tashmë, femrat që fitojnë titullin “Miss Gjermania” kanë më tepër përgjegjësi sesa të jenë vetëm modele dhe të bukura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MISS GERMANY® (@missgermany_official)

39-vjeçarja triumfoi ndaj tetë finalistëve të tjerë dhe fitoi 25 mijë euro. Arkitektja zeshkane me flokë të gjata kaçurrela dëshiron të mbështesë vajzat e reja që janë emigrante, tha ajo gjatë konkursit.

Ajo lindi në Teheran dhe u shpërngul me familjen në Gjermani në moshën gjashtë vjeçare. Gjatë konkursit të bukurisë, nëna e dy fëmijëve bëri të qartë angazhimin e saj për të mbështetur të drejtat e grave në Iran.

Në faqen e konkursit, Senauer shkroi se është e përkushtuar të ndihmojë gratë e pakicave dhe të shtypura në çfarëdo mënyre që mundet përmes rrjetit “Shirzan”. Konkursi i bukurisë në Gjermani nuk ka më kufi moshe. Finalistja më e vjetër në konkursin e bukurisë së këtij viti ishte 42-vjeçarja Minion Kovolik nga Hamburg.

Tetë finalistët e këtij viti përfaqësonin profile shumë të ndryshme. Tamara Schwab, 31 vjeç, nga Roth, Bavari, tha se ajo jeton me një zemër donatore për dy vjet e gjysmë.

28-vjeçarja Kristina Modrzejewski nga Dinslaken pohoi se ka vuajtur për tre vitet e fundit nga një sëmundje autoimune që prek lëvizshmërinë e saj.

Për këtë arsye, infermierja praktikante është shfaqur në skenë me karrocë, siç shkruan gazeta gjermane “Bild”.

/abcnews.al