Bota

Kulla Eiffel hapet pas 6 ditësh grevë

Kulla Eiffel në Paris, një ndër monumentet më të rëndësishme në kryeqytetin francez u rihap për vizitorët e saj këtë të diel pas një mbyllje 6 ditore, e cila erdhi si pasojë e grevës së stafit të saj.

Punonjësit e kullës Eiffel nisën grevën e tyre nën pretendimin se kulla nuk mirëmbahej sic duhej dhe se nuk kishte menaxhimin e duhur financiar mbi ketë monument historik.

Operatorët e kullës Eiffel njoftuan rihapjen e kullës pas arritjes së një marrëveshje me sindikatat këtë të shtunë ku u dakordësua se do të kishte një investim prej 380 milionë eurosh deri në vitin 2031 për mirëmbajtjen dhe rinovimin e kullës.



/tiranapost