Kuriozitete

Tri mënyra kur ‘dhemb koka” bëhen ‘Do të vish në shtrat, i dashur’?

Keni ndjenjën që dallimet në nevojat seksuale tuaja dhe të partnerit janë të mëdha, përkatësisht që partneri juaj është mashkull i zjarrtë, i cili kurrë nuk ngopet me seks, ndërkaq juve ju mungon dëshira.

Sa për t’u ngushëlluar lexoni këtë tekst dhe do të bindeni që nuk jeni rasti i vetëm. Mbase do t’ju ndihmojë

Për femrën e punësuar që ka krijuar edhe familje, dita përfundimisht është e shkurtër për t’i kryer të gjitha obligimet, ndërsa shumica e femrave në mbrëmje mezi presin që të hidhen në shtrat – dhe të ngopen gjumë! Ndërkaq, partneri pret… aksion në shtrat!

Një penallti absurde në minutën e 90-të për Fenerin ka ngritur në këmbë të gjithë në Tu…Taravari për ndarjen e Aleancës për Shqiptarët: Bëhet fjalë për një fraksion të afërt m…Krstinovska: Propaganda kineze e pranishme në Ballkan, Serbia po mbështetet te Kina për…Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi, vëllai shkonte në shkollë me këpucët e ma…Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë
Hulumtimet kanë treguar se si femrat sot shpesh janë nën stres, por që stresi aspak nuk shkon me libidonë. Ja çka duhet të bëni në mënyrë që jeta seksuale të mos pësojë, madje edhe kur jeni nën stres (e kjo, për fat të keq ndodh për çdo ditë), – transmeton Telegrafi.

1. Ushtroni

Ushtrimet trupore jo vetëm që ulin nivelin e stresin, por shton edhe qarkullimin e gjakut, duke përfshirë edhe atë qarkullim nëpër zonë gjenitale. Joga është luftëtar i madh kundër stresit, nxit balancën hormonale dhe ndihmon në balancën e mendjes dhe trupit. Një joga e kohëpaskohshme, e kombinuar me ushtrimet e zakonshme, do t’ju bënte mirë që të gjeni momente të qetësisë shpirtërore, në jetën tonë kaotike.

2. Kërkoni nga partneri t’ju bëjë masazh në shpinë

Masazhi do të ulë nivelin e hormonit të stresit, ndërkaq intimiteti i përvojës së tillë do t’ju bëjë më të afërt momentalisht me partnerin. Mbase ky do të jetë çasti që të mund të ndodhë edhe diçka më shumë se masazhi, apo masazhi i disa pjesëve të tjera të trupit.

3. Shënojeni seksin në kalendar

Mendoni për disa detaje të këtij plani, veshjet e brendshme të cilat dëshironi t’i keni të veshura, çka do të dëshironit që ai t’ju bënte që t’ju të shkaktojë edhe reaksion fizik – do ta kënaqë partnerin tuaj. Dhe në fund, çdo formë e relaksimit ndihmon edhe në ngritjen e libidosë, me ç’gjë përmirësohet edhe dëshira seksuale.

Libri “Pse gratë duhet të bëjnë seks” zbulon qindra gra të cilat kanë vuajtur nga migrena, ndërsa partnerin tyre e kishin dërguar në shtrat për të zbutur simptomat e tyre.

Prandaj, relaksohuni sa më shumë dhe – kënaquni!