Kanë kaluar javë qysh prej lajmeve për ndarjen mes Ledrit Vulës dhe Sara Hoxhës, ama vetë dyshja nuk e kanë bërë ende një reagim publik për të treguar arsyet e kësaj ndarje.
Dyshja vazhdojnë ende të ndiqen në rrjetet sociale, ama nuk kanë qenë pranë njëri tjetrit në evente të rëndësishme, si ditëlindja e vajzës së tyre apo nata e ndërrimit të viteve.
E mesa duket, pas kësaj ndarje duket se Sara paska një opinion aspak pozitiv për lidhjet romantike.
Me anë të një video në TikTok, ajo ka përdorur një audio ku shprehet: “Ju e doni njëri tjetrin apo jo? Oh sa bukur, kjo do të ik shpejt! Nuk mund t’i besoni askujt! Asnjëherë!”.
Kujtojmë se disa kohë më parë menaxheri i Ledrit u shpreh në një intervistë se mes reperit dhe Sarës ka një raport të mirë për shkak të vajzës së tyre, Poem.
lokimagazine