Ueda dhe Arlind çifti fitues i “Love Island Albania” janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe pyetjet për gjininë e bebit apo emrin nuk kanë të mbaruar.
Së fundi me anë të një postimi në rrjetet sociale një ndjekës i ka pyetur për emrin e bebit:”E keni menduar si do ja vendosni emrin gocës/çunit, apo është herët?”
Ka qenë Ueda ajo që e ka dhënë përgjigjen duke thënë:” Herët për ta vendosur, duhet të dimë një herë çfarë është djalë apo vajzë, atëher do vendosim.”
Çifti u njohën brenda vilës luksoze të dashurisë dhe romanca e tyre vazhdoi edhe jashtë, për të na treguar të gjithëve se dashuria e vërtetë egziston.
ks