Nga Orest Çipa, New York/Foto Dritan Haxhia
Në Bronx, tek “Kafja e Burrave” ka tym, shumë tym…Këtu, tymi mjegullon shtëllunga-shtëllunga pothuajse mbi ç’do tavolinë, njësoj si dikur oxhakët e konakëve tanë. Rreth e përqark të gjithë pijnë duhan! Vendi ka burra, shumë burra, plot e përplot me shqiptar!
Asnjë i huaj, veç “Burra”!
Ata, të cilët këmbët e tyre i kanë sjellë për herë të parë në këtë kafene, qysh nga momenti i hyrjes e deri në çastin e fundit të ikjes i shfaqen copëza kujtimesh nga e kaluara e atdheut tonë. Ashtu si nëpër tym!Kohë të ndryshme, por shumë të ngjashme. Një herë e një mot, njerëzia ta “bënin gjyqin” me sy kur hyje tek pragu i kuvendores, sot të gjithë i kanë syt nga telefonat.
Zakon ky i adoptuar nga ne me një indinjatë dhe shpejtësi llaftarisëse këto 20-vitet e “civilizimit” global. Nuk shihet më njëri-tjetri në sy! Këtë të shtunë, si për ironi të fatit, tek tryeza e “Kafes së Burrave”, ligjet e vendit tonë, duken se janë shumë herë më të mira se këto të New York-ut.
Këtu, amerikanët të marrëkan jetën me lezet duke pirë kafe me duhan brenda lokaleve, ndërsa në atdhe, kafja pihet pa duhan, ndoshta kjo është edhe arsyeja që të gjithë hallakaten duke bredhur nga dera më derë e kafeneve, pra, mospasja e tymit…Si për çudi, zjarrit ne shqiptarët si jemi ndarë kurr e as zjarri nuk na është ndar neve, ndaj edhe këtyre anëve të largëta, ky skëter në ajër është i natyrshëm dhe i domosdoshëm midis shqiposh.
Ka gjasa se unë po gabohem, por në këtë pijetore kështu duket kur je emigrant i ri apo kur je emigrant i vjetër… E thënë ndryshe, ne, gjaku ynë fisnik, kudo që shkojmë mbetemi shqiptar, të rinj apo të vjetër, nuk ndryshojmë!Kujt më shumë se racës tonë i duhet tymi?!
Në krye të vendit sheh flamurin kuq e zi, pak më tutje, në të majtë të tij është flamuri i Kosovës, për këdo është lehtëshisht e kuptueshme se fara jonë në SHBA është identifikuat më fuqishën se kurrë, më bindshëm se në tokën e stërgjyshërve.
Këtu shqiptari jeton pa njeri mbi krye! Vishet e kapardiset pa hire të politikës edhe pse ajo është prezente në ç’do muhabet. Këtu ne jetojmë edhe pa parti…Në këtë pijetore, llafi shkon vaj, gota trokëllin nga tavolina në tavolinë për shëndet të filanit dhe për inat të fistekut. Shqiptarët brenda këtyre mureve “hanë bukë”, këtu blejnë punë, shesin punë, martohen, ndahen, zihen dhe pajtohen. Në këto dyer qahen e zgjidhen hallet e shumë famljeve shqiptare të ardhura nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria! Mirëpo, duhet thënë se njerzit janë ftohur, sot halli jot është mbi supet e tua.
Qëmoti halli jot ishte hall edhe i mikut! Prap se prap, për shumë arsye“Kafja e Burrave” ka diçka mistike, ka diçka të pa kuptueshme që hera-herës shfaqet si institucioni më i lartë i Kombit në mërgatë!Kjo kafene është ndoshta e vetmja e llojit të saj në Amerikë që ri 24-orë me dyert hapur dhe në ç’do vaktë është plot!
Fyturat e ashpra dhe të vrenjtura të bashkatdhetarëve tanë kur dalin për kafe në lagjen “Morris Park“ zgrubullojnë rëndë, mirëpo tek kjo zgëqe, çlodhen e dëfrejn më shumë se askund tjetër! Në këtë lokal shqiptarët janë të lirë, janë vetvetja e tyre, rijnë si në shtëpitë e tyre. Për shtat pal qejfe!Të vetmet femra që të zë syri dhe që marrin frymë brenda kësaj tymnaje Bronx-i, janë dy-tri kamariere.
Si përherë, në çdo epokë të historisë tonë, shqiptarëve ju është bërë nga një tradhëti ose i kanë bërë vetvetes ndonjë pabesi! Në këtë rast doja të vet-rregulloja arsyetimin tim mbi këtë çështje, pasi edhe pse kamarjeret janë nga Amerika Latine, ato e marrin porosin në shqip. E për humor, ndonjëra prej tyre thotë se është nga Lezha! (Sikur ta njihnin aktualitetin më mirë se ne ).
Pra, shqiptari burrë nuk shërben kafe ndaj burrave!
E megjithatë, ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë ambient, është kur veshët më degjuan një të pa dëgjuar ndonjëherë. “Kamariere ma bëj një çaj tek filxhani i Enverit”- tha një xhaje me një etje sikur “largëqofti” do e shpëtonte nga i ftohtit!
Atë që diktatori se bëri dot në të gjallë këtu në Amerikë po e bën tani në të vdekur… Po u futet shqiptarëve në bark!E kështu, pa kaluar ende dy minut u degjua “çudia” e rradhës, dikush ja plasi me të madhe. Një zë kumbues, që me siguri personi duhet të jetë me orgjinë nga Malsia e Shkodrës, tha: “A e ka kush një Benz të zi se ma ka zënë rrugën”?!
Edhe këtu Benzi i shqiptarit ta zë rrugën! Askush nuk foli, por u pa se dy djelmosha me shpejtësi u çuan dhe shkuan tek banaku për të paguar dhe po shtyheshin si “burra”, se kush do ja bënte borxh tjetrit. Siç e kemi për “huq” kudo që ndodhemi !Siç e gjetëm kur hyjm, ashtu dhe po e lëmë “Kafen e Burrave” , ashtu si nëpër tym … Vetem se në ikje morrëm me vete aromën e pakëndshme të duhanit që më siguri do të jet një sebep i mirë për kritka nga gratë e burrave këtu perëndim !
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo