Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Porto Romano, ku një shtetas nuk ka mundur të dalë nga deti.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se rreth orës 17:15 shtetasit, A.N 40 vjeç, E. N., 34 vjeç dhe M. V., 33 vjeç, kishin dalë për peshkuar, mirëpo gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari ka rënë në ujë dhe si pasojë është tërhequr nga rryma duke mos mundur më tej të dalë nga deti.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.
Priten më tepër detaje në vijim.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo