Lajme

“Sëmundja e përbindshme ka përparuar,”mësuese Ina ka NEVOJË për ndihmën e shqiptarëve

Mësuese Ina Kasimati, është gruaja e fortë e cila prej vitesh është duke luftuar si trimëreshë me  sëmundjen e rëndë. Dy vite më parë, ishin nxënësit e saj të cilët i bënë thirrje shqiptarëve që të vendosnin dorën në zemër dhe të kontribuonin për zyshën e tyre që të fitonte betejën e dytë me kancerin e gjirit.

Si gjithmonë, shqiptarët u bënë bashkë dhe ia dolën! Por, së fundmi ajo ka sërish nevojë për bashkëkombasit e saj, kësaj here për t’u kthyer në atdhe.

Zysh Ina, ndodhet në Francë pasi prej kohësh po përballet për të dytën herë me sëmundjen e rëndë, por me sugjerimin e mjekëve ajo do të kthehet në Shqipëri, në gjirin e ngrohtë të familjes së saj në Vlorë, pasi ashtu si dhe vetë mjekët i kanë thënë ilaçi më i mirë është pranë njerëzve të shpirtit.

Për shkak se sëmundja ka avancuar dhe nuk mund të shkëputet nga aparaturat, asaj i duhet të kthehet në vendlindje me charter mjekësor, udhëtim i cili kushton 17 mijë euro.

Me përulje, përmes një letre ajo kërkon solidaritetin dhe ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi në mënyrë që të kthehet në vendin e saj. Theksojmë se udhëtimi duhet të kryhet brenda 10 ditëve.

LINKU I GOFUNDME, JU MUND TË KONTRIBUONI KËTU

Faqja ne GOFUNDME
Faqja ne GOFUNDME

 

“Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro). Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë. Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time. Zoti ju bekoftë!

p.s Ju lutem mos përdorni llogarinë e Reiffeissen Bank të përdorur para dy vitesh, pasi është e bllokuar”, shkruan zysh Ina në faqen në GoFundMe.

Zysh Ina me djalin e saj
Zysh Ina me djalin e saj

Kjo është përballja e dytë me sëmundjen përbindësh për zyshë Inën. Të parën kishte kohë që e kishte fituar dhe ishte duke vazhduar jetën e qetë, deri sa një ditë “bota i peshoi sërish mbi supe”.

Një ditë teksa çonte djalin në shkollë, kishte ndjerë dhimbje dhe menjëherë kishte shkuar të bënte analizat. E tronditur mësoi se kanceri i gjirit i ishte rikthyer.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo