ShowBizzz

Monika flet për herë të parë për frazën ‘Qika e nanës vet’

 

Monika Salihu, ishte një nga banoret e “Big Brother”, e cila rrugëtimin në këtë format nuk e qoi deri në fund.

Por për pak javë qëndrim në atë shtëpi, ofroi shumë për ndjekësit e saj.

Një pjesë që u bë shumë virale në rrjet është ajo kur e sheh vajzën në dron dhe fjalët e saj nga zemra ishin “Qika e nanës vet”.

Për herë të parë Monika pas daljes flet se nuk e përjetoi edhe leht viralitetin e videos.

“Emocionet që i kom qit te njerëzit , po habitna a jam unë qajo si mos me pa qiken 10 vjet”, shprehet Monika.

Kujtojmë që Monika këtë fjali e shfrytëzoi edhe për titullin e projektit të ri në bashkëpunim me Remzie Osmanin.



ks