Bota

Ndahet nga jeta financieri i famshëm Jacob Rothschild

Financieri dhe anëtari i dinastisë bankare Rothschild, Lord Jacob Rothschild, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Rothschild filloi karrierën e tij në NM Rothschild & Sons, në vitin 1963, përpara se të themelonte grupin e atëhershëm J Rothschild Assurance, tani St James’s Place, me Mark Ëeinberg në 1980.

Ai gjithashtu themeloi Windmill Hill Asset Management, i cili menaxhon portofolin filantropik të familjes.

Gjatë karrierës së tij ka shërbyer edhe si nënkryetar i televizionit të atëhershëm “BSkiB”, si dhe kryetar i Bordit të Galerisë Kombëtare.



/tiranapost