Arta Kabashi ishte banorja që u largua të shtunën nga Big Brother VIP pas një televotimi të dytë. Largimi i saj ishte i papritur dhe reagimin e parë këngëtarja e ka bërë tani në rrjete sociale.
Në një postim në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe madje ka vendosur të bëjë diçka që nuk e ka bërë asnjë ish-banor i këtij edicioni. Arta ka vendosur të takojë mbështetësit e saj në qytetet e tyre.
“Dua tju falenderoj te gjitheve per dashurine e dhene gjate gjithe udhetimit tim ne Big Brother VIP. Jam e nderuar nga te gjitha mesazhet, fotografite dhe videot qe kam marre nga ju pas perfundimit te udhetimit tim dhe me lumturon fakti qe ndajme vlerat e njejta bashke. Eksperimenti Big Brother me ka dhene shume, shoqeri qe skam besuar qe do gjeja, sfida qe skam menduar qe do ti kaloja dhe force brenda vetes qe nuk e dija qe e kisha. Ju falemnderit shume per kete eksperience, per dashnine qe ma keni fale sa kam qene brenda dhe per dashnine e pafund qe po ma jepni tani. Dua te jem e sinqerte, nuk dua te harrohemi, dua te iu takoj neper qytetet tuaja shpejte, permes projekteve te reja muzikore te cilat do te vijne shume shpejte. E juaja, Arta”.