ShowBizzz

U aludua se mund të lidhet me Romeo Veshaj në “BBV”, flet Arta Kabashi: Në fillim ka flirtuar ai…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arta Kabashi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë spektakël.

Ndër të tjera këngëtarja u pyet mbi raporti e saj me Romeo Veshaj brenda shtëpisë, pasi fillimisht dyshja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Arta u shpreh: “Unë e kam thënë që nuk kam qejf që të bëhem çift brenda ‘Big Brother’ për shkak se nuk mundesh kurrë të jesh 100% vetja se gjithçka është me kamera. Ne kemi pasur një raport shumë të bukur dhe kemi pasur një respekt për njëri-tjetrin. Se këto thonin që unë po e përkrah Romeon dhe me patjetër duhet të jetë dashuri romantike. Por u vu re që ne të dy kemi pasur shumë konsideratë ndaj njëri-tjetrit, mendimeve të njëri-tjetrit.

Nëse do të vazhdonte gjëja si javën e parë, me të njëjtin ritëm, ne do të vazhdonim duke flirtuar se normal nuk është diçka që mua më duket mëkat. Mirëpo rrjedha e muhabetit tonë sesi ka shkuar, në fillim ka flirtuar ai se ka menduar që jam vetëm një pamje”.