Një 38-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në mënyrë të papritur në Itali.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës (26 shkurt), kur papritur 38-vjeçari Ledian Sharka nuk është ndjerë mirë. Mediat italiane raportojnë se i ndjeri Ledian Sharka murator në profesion ka qenë bashkë me kolegun e tij në punë, në momentin kur i nisën shqetësimet shëndetësore.
Menjëherë kolegu e çoi në farmacinë që ndodhej afër Ledianin, për ndihmë të shpejt, por për fat të keq ai ra përtokë dhe vdiq në vend. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së shqiptarit. Do të jenë përgjigjet e analizës mjeko ligjore ato që do të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të 38-vjeçarit. Mësohet se Ledian Sharka jetonte prej vitesh në Itali. Ai ishte i martuar dhe la pas një vajzë 5-vjeçare.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo