ShowBizzz

Zelensky vjen në Tiranë, Ina Kollçaku “fton” presidentin ukrainas në shtëpi

Teksa Shqipëria përgatitet për të pritur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, opinionistja e Big Brother Fun Club ka bërë një “deklaratë zyrtare” për Zelenskyn.

Përmes një postimin në Insta Story në Instagram, Ina e cila me sa duket është fanse e presidentit ukrainas ka sugjeruar se nëse Zelensky ka frikë të flejë vetëm, ajo është e gatshme ta mirëpresë në shtëpinë e saj.

“Deklaratë zyrtare. Kur të vijë Zelensky, se mos ka frikë të flejë vetëm, mund të vi të rri te shtëpia ime. Flm, Klm”, ka shkruar Ina në Instagram.

Në fillimet e luftës Rusi-Ukrainë, Volodymyr Zelensky fitoi popullaritet në mbarë botën. Me qendrimin e tij stoik kundrejt armikut presidentit rus, Vladimir Putin dhe menaxhimit të luftës, Zelensky u bë një ndër liderët më të pëqlyer në botë.

Presidenti Volodymyr Zelensky prutet të mbërrijë në të parën vizitë në Tiranë mesnatën e sotme, për të marrë pjesë në Samitin e 28 Shkurtit Ukrainë-Europa Juglindore. Për arsye sigurie, axhenda e tij është ndryshuar disa herë dhe ende nuk është publikuar zyrtarisht.
Pas takimit nesër kokë më kokë Zelensky-Ramam dy liderët do të nënshkruajnë dhe një marrëveshje për bashkëpunimin në disa fusha mes dy vendeve. Më pas, të dy rreth orës 11:00 do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet dhe samiti, ku marrin pjesë 13 liderë nga Europa Juglindore.

Ky samit që do të bashkëdrejtohet nga Rama e Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore. Në përfundim të samitit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelensky rreth orës 13:30 do të dalin përpara mediave për një konferencë për shtyp që mbyll dhe vizitën e presidentit ukrainas në Tiranë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb