Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vjen për herë të parë në Tiranë. Kryeministria ka zbardhur agjendën e takimeve të presidentit Zelensky, i cili do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” që zhvillohet nesër datën 28 Shkurt, 2024 në Tiranë.
Ky samit që do të bashkëdrejtohet nga Rama e Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore.
Në përfundim të samitit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelensky rreth orës 13:30 do të dalin përpara mediave për një konferencë për shtyp që mbyll dhe vizitën e presidentit ukrainas në Tiranë.
AGJENDA
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Lexo edhe: Zelensky për herë parë në Shqipëri, Tirana bëhet gati për të pritur liderin ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të shkelë për hërë të parë në tokën shqiptare mbrëmjen e kësaj të marte. E teksa pak orë na ndajnë nga pritja e Zelenskyt si dhe mbajtja e Samitit të Ukrainës, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme, e mërkurë 28 shkurt, Tirana po përgatitet për të pritur liderin ukrainas si dhe delegacionet europiane.
Gjithashtu, Policia ka nisur me zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij samiti, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Gardhet metalike janë instaluar nëpër rrugët të cilat janë futur në perimetrin e sigurisë dhe pritet të bllokohen. Bllokimi i rrugëve do të nisë që mbrëmjen e sotme për shkak të mbërritjes së Zelenskyt në Rinas si dhe delegacioneve eurpiane për Samitin e Ballkanit, i cili do të mbahet në Tiranë më 29 shkurt, një ditë pas Samitit për Ukrainën.
Sipas asaj që Policia njoftoi më herët, sot do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre.
Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28 shkurt deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;
Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:
Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;
Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.
Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo