ShowBizzz

Debat në Big Brother, Ledioni: Romeo a je ne terezi?!

Spektakli i Big Brother Vip Albania nisi sërish me debate mbrëmjen e sotme. Romeo dhe Françeska debatuan ashpër, pasi Romeos nuk i pëlqeu aspak një kompliment që Françeska i bëri të dashurës së tij Heidit.

Françeska i tha Heidit që ajo ka më shumë argument se sa Romeo. Sipas Romeo kjo deklaratë e bërë nga Françeska ka si qëllim ndarjen e çiftit.

Lidhur me situatën e krijuar në shtëpi, opinionisti Arbër Hajdari tha se nuk sheh asnjë përpjekje reale që Françeska po tenton të ndajë çiftin Romeo-Heidi. Arbri tha se Romeo po bën një lojë të dobët dhe se për këtë po kërkon mbështetjen e Heidit.

“Nuk kam parë një përpjekje reale që Françeska po tenton të ndajë çiftin Romeo-Heidi. Nëse Françeska shpreh opinionin e saj te shoqja e saj, e cila është e dashura e Romeos, ku është e keqja, pse mos i bëhet qejfi? “, tha Arbri.

Ndërkohë moderatori i emisionit Ledion Liço u shpreh i habitur për sjelljen e Romeos. Ai tha se Romeos nuk duhet të mërzitej nga komenti i Françeskës, por të gëzohej. “A je në terezi? A e di që pas çdo burri të suksesshëm ka një grua të jashtëzakonshme”, tha Ledioni.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb