Spektakli i të martës ka nisur me debate dhe një prej tyre ka qenë mes Romeos dhe Françeskën. Romeo e akuzon Françeskën se kërkon ta ndajë nga Heidi.
Romeo: Unë që në momentin që Françi ka ardhur në shtëpi e kam respektuar, por kur nisi të rrinte me Heidin dhe u afrua, unë asnjëherë nuk e kam ofenduar. Je xheloz, je xheloz më ka thënë disa herë.
Françeska: Mos gënje. Trego të vërtetën.
Romeo: Në momentin që unë dyshova dhe i dhashë një dënim, ku i thashë të përqafonte më shumë njeriun brenda në shtëpi, ajo përqafoi Ledionën. Ndërkohë thonte që Heidi është ajo që ka afër në këtë shtëpi. Ka hyrë në këtë shtëpi për të më ndarë mua dhe Heidin, për të ndërhyrë. Në momentin e prime-t të së shtunës, Françi ndërron krevat.
Françeska: Ia lirova banores së re.
Romeo: Mori pozicionin e Gracianos. Zgjodhi krevatin pranë Ledionës. Pasi ndërroj krevatin prisja se kur do të sulmonte. Françi më thotë më pas në sy të Heidit, se kjo ka më shumë argumenta. Françi nëse bashkëshorti jot, një mik i përbashkët do të ju thonte, ky është burrë i mirë ti je gropë?
Françeska: Këtu jemi në Big Brother.
Romeo: Më lër ta mbaroj. I kam thënë unë që Heidi nuk ka nevojë për mbrojtjen time.
Françeska: Unë kam hyrë këtu si Françeska, jo për ti mbajtur pishtarin Romeos. Se të djeg ty është punë për ty. Unë them atë që mendoj. Ti vjen vërdallë duke e reklamuar veten si mbreti shtëpisë, si babo. Më ke akuzuar se dua të ndaj çiftet, unë jam grua e martuar me fëmijë. Ti bën ofendimin më të madh ndaj meje.
Romeo: Ti do të ndash çiftet kjo je ti.
Françeska: Mua nuk më intereson fare.
Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos t’i bëhet qejfi.
Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh
Arbër: Do të futem dhe unë te bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?
Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceska
Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit
Romeo: Unë ktu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti
Arbër: Do mu bënte qejfi
Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme
Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri
Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë.