ShowBizzz

Arbër Hajdari: Meritoni ka plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën

Opinionisti i Big Brother Vip Albania, Arbër Hajdari tha në spektaklin e mbrëmjes sot se Meritoni po flirton me Sara Karajn.

Sipas Arbrit, Meritoni ka aktivizuar një plan B për tu ndarë me Ilnisën. Arbri tha se nuk është normale që Meritoni i cili është i lidhur me Ilnisën, të sillet me një vajzë ashtu sikur po sillet me Sarën.

Ai tha gjithashtu se ka vënë re që Ilnisa është bërë xheloze për Meritonin.

“Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie”, tha Arbër Hajdari.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb