ShowBizzz

Princ Leka dhe Blerta Celibashi “arratisen” me pushime në Brezovicë

Princ Leka dhe e dashura e tij Blerta Celibashi po kalojnë së bashku disa ditë pushime ne Brezovicë. Edhe pse përfliten për një lidhje, ata nuk e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Dyshja tanimë duket se nuk i fshihen më opinionit publik, madje në rrjetet sociale kanë ndarë momente duke bërë ski. Lajmin për fundin e martesës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, e tha e para Newsbomb dhe më pas nuk u ndalën më.

Princ Leka dhe e dashura
Princ Leka dhe e dashura

Më 15 Janar të këtij viti ishte vetë Elia e cila konfirmoi se ajo dhe Princi vendosën bashkarisht të kërkojnë zyrtarizimin e divorcit.

“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruante ndër të tjera Elia Zaharia.

Ndërsa, Princi nga ana tjetër tha se martesa me Elian kishte humbur funksionin.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhej në njoftimin zyrtyar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës.

Historia  e dashurisë e Princ Lekës dhe Elias ishte fiks si ato dashuritë e mëdha me shikim të parë, që sapo sytë i shohin, zemra i gdhend thellë, dhe, shpreson që ta takojë përsëri. U njohën qysh në vitin 2002, por u takuan sërish dhe u dashuruan në 2008 dhe që prej atëhere ata ishin të pandarë.

Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina. Atëhere kur askush nuk e priste çifti u ndanë.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo

bal

NewsBomb