Bota

Navalny do të varroset të premten në Moskë

Shërbimi do të kryhet në varrezën Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumirëse që do të mbahet në distriktin Marjino.

Të martën, zëdhënësja e liderit opozitar ka thënë se ekipi ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend për të mbajtur ceremoninë, pasi shumë kompani kanë refuzuar të përfshihen kur e kanë marrë vesh për kë bëhet fjalë.

Aleksei Navalny vdiq në një burg në Arktik më herët gjatë këtij muaji.

Për shumë vjet, ai ka qenë kritiku i profilit më të lartë kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

E veja e Navalnyt, Yulia, si dhe disa liderë botërorë, e kanë fajësuar direkt Putinin për vdekjen e tij.



/tiranapost