ShowBizzz

Si është (në të vërtetë) familja mbretërore? Teoritë konspirative që qarkullojnë në internet

Mungesa e informacionit mbi shëndetin e Kate Middleton dhe mbretit Charles po nxit disa teori në lidhje me familjen mbretërore. Çfarë ndodhi me Kate Middleton? Si është në të vërtetë mbreti Charles? Pse Princi William vazhdon të anulojë takimet? Këto janë vetëm disa nga pyetjet e pashmangshme që fansat e familjes mbretërore në mbarë botën i kanë bërë vetes prej javësh.

Ka nga ata që thonë se Kate Middleton është në koma. Për shembull, shumë njerëz kanë pyetur veten pse kanë kaluar pothuajse dy muaj që kur Princesha e Uellsit është parë për herë të fundit në publik. Përgjigja e qartë është se Kate po përballet me periudhën e rikuperimit (të paralajmëruar) pas asaj që Kensington Palace e quajti “një operacion i planifikuar abdominal”. Pavarësisht kësaj, shumë pyesin se përse prej muajsh nuk ka asnjë mesazh apo foto të saj

Kate u pa për herë të fundit në shëtitjen e saj vjetore në kishë në ditën e Krishtlindjeve vitin e kaluar, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi William, dhe tre fëmijët e tyre: Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 dhe Princi Louis, 5 vjeç. Më 16 janar, menjëherë pas përfundimit të periudhës së pushimeve, Pallati Kensington njoftoi operacionin e Kate Middleton si një rrufe në qiell, që e pa atë të kalojë dhjetë ditë në spital para se të kthehej në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e saj deri në Pashkë.

Si është (në të vërtetë) familja mbretërore?

Prej disa javësh, gazetat britanike po aludojnë se gjendja e Kate është më e rëndë se sa pranohet publikisht nga familja mbretërore. Në fakt, në internet po qarkullojnë thashetheme, aktualisht të pabaza, sipas të cilave Princesha e Uellsit është në koma për shkak të komplikimeve pas operacionit.

Në fakt, edhe pse Pallati Kensington deklaroi se po bën “përparim të shkëlqyeshëm”, fansat mbretërorë prisnin të paktën një foto prej saj në profilin e saj social, një mesazh zyrtar apo disa shkrepje paparacësh teksa ajo dilte nga spitali. Mbyllja e mediave e krijuar për të garantuar privatësinë e saj, po jep pothuajse efektin e kundërt dhe po krijon teori konspirative se cila është gjendja shëndetësore e Kate Middleton në të vërtetë.

Tumori i mbretit Charles u zbulua pas operacionit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar, ku shumë spekuluan se ishte një kancer i vogël i fshikëzës. Sidoqoftë, pavarësisht nga diagnoza, fansat e familjes mbretërore prisnin më shumë detaje nga gjendja shëndetësore e mbretit për të rritur ndërgjegjësimin, ashtu siç kishte bërë ai me problemin e tij të prostatës.

Nëse e kujtoni, gjatë mbretërimit të Elizabeth II, problemet e saj shëndetësore dhe të familjes mbretërore në përgjithësi nuk u diskutuan kurrë. Mbreti Charles, megjithatë, ndryshoi situatën, duke deklaruar hapur problemin e tij të prostatës për të inkurajuar sa më shumë njerëz që t’i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore.

Si është (në të vërtetë) familja mbretërore?

Pikërisht për këtë arsye mungesa e informacionit në lidhje me kancerin e tij, përveç zhdukjes së plotë nga rrjetet sociale, ngjall dyshime të mëdha. Këto të fundit u shtuan edhe më shuëm, pasi Princi William dje njoftoi mungesën e tij në një shërbim funerali për kumbarin e tij, mbretin grek Konstandin III, në minutën e fundit për “arsye personale”.

Pallati Kensington tha se mungesa e princit nuk kishte të bënte me Kate Middleton, duke bërë që shumë njerëz të besonin se shëndeti i monarkut ishte përkeqësuar.



bal