Ilnisa dhe Meritoni po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre romantike. Debatet në çift kanë nisur ditët e fundit, me hyrjen në shtëpinë e Big Brother të banores së re, Sara Karaj.
Banorët në shtëpi kanë thënë se mendojnë se Sara Karaj do të ndajë çiftin Ilnisa-Meriton, gjë që është mohuar nga kjo e fundit.
Por Ilnisa ka kërkuar shpjegime nga Meritoni për sjelljen dhe afrimitetin që ai ka treguar ne Sara Karajn. Meritoni nuk i ka pritur mirë kritikat e Ilnisës. Ai i tha gazetares të mos përdorë dashurinë për lojë.
Mbrëmë opinionisti Arbër Hajdari tha se Meritoni po flirton me Sara Karajn. Sipas Arbrit, Meritoni ka aktivizuar një plan B për tu ndarë me Ilnisën. Arbri tha se nuk është normale që Meritoni i cili është i lidhur me Ilnisën, të sillet me një vajzë ashtu sikur po sillet me Sarën.
Pjesë nga biseda
Meritoni: Mos përdor dashurinë time ndaj teje.
Ilnisa: Po ti e di mirë që vetëm këtë gjë nuk mund ta bëj më kurrë, por flasim më vonë.
Meritoni: Unë po ta them para Shqipërisë, mos përdor dashurinë për gjëra që nuk të takojnë.
Ilnisa: Arrite e the dhe këtë?
Meritoni: Që s’të takojnë! Se s’bën!
© Video Credits: https://www.youtube.com/@tch.bigbrotheralbania
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo