Lajme

I hapën 35-vjeçares llogari false në TikTok, nën hetim 3 persona, mes tyre një grua

Polciia e Shkodrës ka identifikuar tre shtetas, mes tyre dhe një grua të cilët kanë abuzuar me emrin dhe fotot e një 34-vjeçareje në Tik Tok.

Pasi 34-vjeçarja ka denoncuar rastin, policia ka nisur hetimet ku më pas dhe ka zbuluar se këta tre personat kishin hapur profil fallco me të dhënat dhe fotot e shtetases 34-vjeçare.

Menjëherë ka nisur procedimi në gjendje të lirë e dy të rinjve dhe gruas që abuzuan me profilin e 34-vjeçares.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas, mes tyre një grua. Një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, i ka kallëzuar se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “TikTok“, – thuhet në njoftimin e policisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo