Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka ndarë në llogaritë e tij në rrjetet sociale foto nga Samiti Ukrainë – Europa Juglindore që u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë.
Xhaferi ka ndarë momente nga firmosja e deklaratës së përbashkët për të dënuar agresionin e pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit jugor në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore.
Talat Xhaferri krahas fotove shkuan se sot në Tiranë gjatë takimit me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.
“Sot, në Tiranë, në takimin me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, e konfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe ukrainasit në përpjekjet e tyre për liri, paqe dhe integritet territorial. Edhe një dëshmi për mbështetjen e artikuluar është Deklarata e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës që e nënshkruam sot.”
Deklaratën e përbashkët për të dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës e firmosi Kryeministri Edi Rama, Presidentja Vjosa Osmani, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Jakov Milatović, Presidenti Stevo Pendarovski, Presidenti Aleksandar Vuçiç, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri Nikolay Denkov, Kryeministri Andrej Plenković dhe Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo