Pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona mbetën të vdekur, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kësaj here në Fushë-Krujë.
Burime për mediat bëjnë me dije se pak minuta më herë të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Fushë-Krujë. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo