Një postim i bërë mbrëmjen e së martës nga Dea Mishel mori shumë vëmendje. Dea shkruante se e ndjek Big Brother vetëm për Ledionin, por deklarata e saj u mor si thumb për Arbanën, gjë e cila nuk është e vërtetë. Dea ka reaguar për xing.al duke treguar se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë konteksti pasi komplimenta i ka bërë edhe Arbanës.
“Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë konteksti. Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve. Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojnë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime. Na krijoni ca siklete nga asgjëja”, tha Dea.