Lajme

BE “dorëlëshuar”, Varhelyi nga Tirana: Të jepen edhe 6 miliardë euro për rajonin

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se Plani i Rritjes është ambicioz.

Ai pohoi se kanë në dispozicion gjysmën e kohës për ta vendosur në zbatim këtë plan, teksa theksoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet të cilat do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Komisioneri ndër të tjera zbuloi se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera për vendete Ballkanit Perëndimor.

“Dëshira e 3 është një dëshirë që e shpreh për institucionet financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të arrijnë nëse ju si institucionet financiare tregoheni të shpejtë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor”, tha ai.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim”, u shpreh Varhelyi, teksa më tej theksoi se vendet e rajonit duhet të ecin përpara dhe duhet që të bëhen pjesë e tregur para se të anëtarësohen në BE.

“Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare.

19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në çelje të punimeve të këtij samiti tha se se është e domosdoshme që vendet e rajonit të bashkëpunojnë më njëra-tjetrën në mënyre që ekonomia të lulëzojë. Ai tha se vetëm bashkëpunimi në rajon do të mundësojë afrimin e vendeve të rajonit më BE-në.

Kryeministri theksoi se mundësitë e reja që ofrohen përmes Planit për Rritjen Rajonale nuk duhet të humben dhe se duhet të shfrytëzohen për të mirën e tëgjithëve.  Gjithashtu Rama u bëri thirrje vendeve të rajonit që të lënë mënjane politikat ballkanike dhe konfliktet për të mirën e perbashkët.

Në fokus të këtij Samiti është integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Punimet e Samitit do të mundësojnë shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen evropiane të rajonit si edhe diskutimin e sfidave të përbashkëta.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo