Lajme

Kërcënoi fqinjin me kallashnikov, arrestohet 50-vjeçari në Fushë Arrëz

Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje tragjike e cila mund të kishte ndodhur pas një konflikti për çështje pronësi në në Fushë Arrëz.

Pas një konflikti për motive pronësie, policia e Pukës ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar pasi kanosi me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.

Pas arrestimit autoritetet e policisë sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë të cilat i posedonte shtetasi A. C., 50 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, gjatë një konflikti për motive pronësie, Policia arreston në flagrancë 50-vjeçarin.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, që i posedonte 50-vjeçari, pa leje. 

Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri  kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo