Lajme

Akuzat e Nokës: Beleri mbahet në burg se zbuloi zullumet e Ramës me pronat në bregdet

Avokatët e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, kanë zhvilluar këtë të enjte një konference për mediat ku dhe diskutuan lidhur me çështjen “Beleri”.

I pranishëm në këtë konference ishte edhe deputeti i PD, Flamur Noka, i cili gjatë fjalës së tij tha se Beleri u arrestua për mos të zbukuar “zullumet” e Edi Ramës dhe qeverisë së tij në lidhje me pronat në bregdetin e Himarës.

c

Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha deputeti Noka.

cA ju ndihmoi ky artikull?PoJo