Alex Soros ka tërhequr vëmendjen e mediave dje dhe sot me prezencën e tij, si në samitin e Ukrainës po ashtu edhe në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u mbaj te Pallati i Kongreseve në kryeqytet.
Pak më parë kryeministri Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi mbajtën një konferencë, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me prezencën e Soros gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë.
Ka qenë gazetarja Ambrozia Meta që ka pyetur Ramës se përse Soros ishte i pranishëm në të dy Samitet, ndërsa kryeministri me ironi ia kthehu: “harroi të të pyeste edhe ty”.
Kujtojmë se Alex Soros, djali i miliarderit George Soros mori pjesë dje në Samitin për Ukrainën në Tiranë, ku u shfaq krah kryeministrit Edi Rama.
Sot Alex Soros iu bashkua fotos familjare, që pjesëmarrësit e Samitit bënë sipas protokollit. Soros zgjodhi që të pozicionohej anash në të majtë, larg kryeministrit Rama.
Nuk dihet cili është roli i tij në këtë Samit, por Alex Soros njihet gjerësisht si një mik i ngushtë i Ramës, madje janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe në raste ditëlindjesh.
Djali i miliarderit George Soros aktualisht është president i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” dhe viziton shpesh herë vendin tonë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo