Një 28 vjeçar shqiptar, në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar në Rimini të Italisë. Ai ra në prangat e policisë gjatë një kontrolli rutinë në zonë, identiteti i të cilit tërhoqi vëmendjen e policisë.
Rezultoi se ai ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur shtatorin e kaluar, kur gjatë një debati në një pikë bastesh në Acqui Terme, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një të njohurin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo