Lajme

Vrau shqiptarin Edmond Mustafa në sy të motrës, Gjykata lë në burg 27-vjeçarin

Dino Ibrahimoviçi, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Edmond Mustafa është lënë në paraburgim. Vendimi është marrë nga gjyqtarja hetuese e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Suzana Mugosha.

Prokurorja e lartë e shtetit në Podgoricë, Irena Buriq, në propozimin e saj, përveç ekzistimit të dyshimit të bazuar si bazë materiale dhe ligjore për caktimin e paraburgimit, që është parakusht themelor për të qenë në gjendje të flitet për ekzistimin e paraburgimi, theksoi se ekzistojnë edhe vija të rrezikut, përkatësisht baza e urdhrit të paraburgimit ndaj të dyshuarit Dino Ibrahimoviq, përkatësisht rreziku i arratisjes, rreziku i ndikimit te dëshmitarët, rreziku i përsëritjes së veprës penale, si dhe rreziku i katërt që realisht reflektohet në seriozitetin e veprave penale, mënyrën e ekzekutimit të tyre dhe pasojat e prodhuara, duke shpjeguar secilën nga këto katër baza në mënyrën e vet”, tha avokati i tij mbrojtës Damir Lekiç.

Kujtojmë se shqiptari Edmond Mustafa është marrë në pyetje më 27 mars 2022 në ambjentet e Departamentit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë malazez, shkruajnë mediat malazeze.

Pasi është shoqëruar në departamentin e Krimeve, Edmond Mustafa ka pranuar të jetë bashkëpunëtori i drejtësisë malazeze duke ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të kryera.

Kjo dyshohet se është dhe shkaku i cili ka çuar në ekzekutimin e shqiptarit në Tivar në Mal të Zi. Mustafa ka dhënë emra dhe ka zbardhur disa vrasje të kryera anëtarët e bandës Skalja dhe klanit Kavac.

Mustafa deklaroi vullnetarisht gjithçka që dinte për veprat kriminale të kryera nga organizata kriminale së cilës i përkiste, si dhe informacionet që kishte për autorët dhe motivet e veprave të mëposhtme kriminale:

– Vrasja e Srgjan Vllahoviqit, e kryer më 10 prill 2016 në Kotorr;

– Vrasja e Tomašević Bozhidar, e kryer më 6 gusht 2016 në Tivar;

– Vrasja e Vukoslavčević Željko, e kryer më 8 shtator 2016 në Tivar;

– Vrasja e Ivan Laban, e kryer më 31 tetor 2016 në Tivar;

– Vrasja e Sllobodan Sharanoviqit, e kryer më 11 mars 2017 në Budva;

– Vrasja e Marko Jovanoviqit, i cili, sipas Mustafës, u vra pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë në Podgoricë, dhe më pas trupi i tij ishte hedhur fshehurazi në një nga gropat në zonën e komunës së Tivarit;

– Vrasja e Jovan Klisiqit, e kryer më 1 nëntor 2019 në Tivar;

– Zhdukja e Filip Marjanoviqit dhe Vukashin Gošoviqit, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët, sipas Mustafa, u rrëmbyen, u torturuan, u morën në pyetje dhe përfundimisht u vranë në komunën e Danilovgradit;

– Zhdukja dhe vrasja e Sjeklloq Markos, të cilit sipas Mustafës i është hequr jeta, pas së cilës trupi i tij është fshehur në një vend të panjohur për të në zonën e komunës së Tivarit”, thuhet në procesverbali i bërë gjatë intervistës së anëtarëve të Departamentit për Ndalimin e Krimeve të Rënda i Administratës Policore të Malit të Zi.

Edhe pse Mustafa pranoi përpara autoriteteve policore bashkëpunimin e tij në disa vrasje dhe nxori emrat e autorëve ai nuk u arrestua kurrë dhe nuk iu dha statusi që kërkonte.

Deklaratën në polici në vitin 2022 ai e kishte kërkuar vetë, pasi i tha Departamentit të Krimeve të Rënda se siguria e tij ishte në rrezik. Mustafa pretendoi se ishte kërcënuar nga anëtar të grupit kriminal “Barska” (degë e klanit Skaljar).

Lexo edhe: Anëtar i një grupi kriminal, vritet para syve të së motrës Edmond Mustafa

Si ndodhi vrasja e Edmond Mustafës sot në Tivar në Mal të Zi

Edmond Mustafa ditën e sotme, e martë 27 Shkurt ishte duke pirë kafe nën shoqërinë e së motrës. Në momentin kur kanë dalë nga lokali dhe janë nisur drejt makinës, një person iu është afrua dhe e qëlloi me breshëri plumbash drejt Edmond Mustafës.

Pasi ka qëlluar për vdekje shqiptarin, autori është larguar me motoçikletë nga Ulica Maršala Tita. Dëshmitarët okularë thonë se vrasësi i është afruar Mustafës nga prapa dhe ka qëlluar në një distancë prej 10 metrash. Motra e tmerruar nga ngjarja ka nisur të ulërasë dhe të kërkonte ndihmë për të vëllai.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo