ShowBizzz

“Metoda të mjekësisë kineze”, Rita Ora: Ja çfarë bëj kur përjetoj atak paniku

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora foli për sulmet e panikut që i ndodhin dhe çfarë bën për t’u përballur me to.

Në një intervistë në podcastin ‘Brave New World’, Rita foli për betejat e saj me shëndetin mendor, ndërsa zbuloi se ajo ka ‘mësuar të njohë’ shenjat e një sulmi paniku pasi ka përjetuar për shumë vite momente të rënda nga stresi.

Këngëtarja tha se ajo kënaqet rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush. Për sulmet e panikut ajo përdor metoda të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat si dhe akupunkturën.

“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat.

Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua.

Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, tha Rita.

Siç raportohet nga Daily Mail, këngëtarja kishte ndarë vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor përmes teksteve të albumit të saj të tretë “You and I” i cili u publikua në vitin 2023, duke zbuluar se ajo iu nënshtrua trajtimit pasi humbi një pjesë të vetes gjatë viteve të vrullshme në karrierë.