ShowBizzz

“Ti hodhe poshtë shokun për cigare e bukë”, kriset marrëdhënia mes Romeos e Rikës

Që në orët e para brenda shtëpisë së Big Brother, Romeo dhe Rike kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke thënë se janë shokë të ngushtë. Por duket se miqësia e ngushtë mes “Romit” dhe Rikes ka marr fund sot pas një debati të fortë që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Në “Primen” e së martës, një insert tregoi se si Rike ka folur kundër Romeos pas krahëve dhe jo para syve të tij. Duket se Romeo nuk i ka harruar ato fjalë derisa sot e ka ofenduar duke i thënë se Rikja është një femër pa karakter.

Romeo: Ik ha bar, ik ha ndonjë lakër, për ty ka vetëm lakra në buxhet.

Françeska: Mos i thuaj ha bar sepse është ofendim.

Romeo: Po ajo sapo të tha qofte ty.

Françeska: Edhe? Ka koefidenca ajo.

Rike: Ti je pa sedër!

Romeo: Ti je pa karakter.

Rike: Ka kamera këtu, mos harro.

Romeo: Je gocë pa karakter.

Rike: T’i kam thënë gjërat në sy, por t’i nuk i pranon.

Romeo: Kështu je ti si sëmundje e butë me të gjithë.

Rike: Të vret sëmundja, ki kujdes. Tani ndaje jam sëmundje që të vret apo jo?

Romeo: Jo vetëm të mpin pak dhe del ikën pastaj. Vetëm po zure vendin e Ledjonës nuk do dalësh.

©️ Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb