Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij një fotografi të veçantë me komisionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi, të cilën e shoqëron me një diçiturë epike.
“Duke shty procesin” shkruan kryeministri shqiptar, duke ju referuar integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe përfaqësuesit të unionit për këtë proces të rëndësishëm në rajonin tonë.
Tirana ka pritur për dy ditë me radhë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropianë dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dy samite të njëpasnjëshme, ku është dakordësuar mbështetja e rajonit për Ukrainën dhe ecuria e vendeve tona për integrimin.
Për këtë të fundit, sot më 29 shkurt drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë diskutuar për hapat e ardhshëm për zhvillim dhe përshpejtimin e procesit të integrimit.
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi zbuloi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama katër çështjet kryesore që u diskutuan sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike.
Lexo edhe: BE “dorëlëshuar”, Varhelyi nga Tirana: Të jepen edhe 6 miliardë euro për rajonin
Vrahelyi tha se pjesëmarrësit në Samit ranë dakord në katër fusha, të cilat duhet të realizohen brenda vitit 2024 në Ballkanin Perëndimor. Tema e parë që u diskutua në Samit ka të bëjë me programin SEPA, rishikimin në tërësi të aspekteve rregullatore në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas direktivave të Këshillit Evropian të Pagesave.
Më tej ai tha se në Samit u diskutua për korsitë e gjelbra, pra heqjen e kohës së pritjes në pikat e kalimit në rajon. Tema e tretë kishte të bënte me punët kërkimore dhe shkencore, ndërsa çështja e fundit ka të bëjë me rrjetin falas të internetit në hapësirat publike në Ballkanin Perëndimor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo