Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset një 32 vjeçar

Një 32 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër. Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe për pasojë një shtetas ka marrë plagë në këmbë e është dërguar në spital.

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi me inicialet M. H ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

“Më datë 29.02.2024,  rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shkodrës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo