Kuriozitete

Viti i brishtë, lexuesit francezë shijojnë gazetën e vetme katërvjeçare në botë

E vetmja gazetë katërvjeçare në botë, ka dalë sërish në kioska në Francë me publikimin e një numri të ri të gazetës satirike “La Bougie du Sapeur”.

E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se ai del vetëm më 29 shkurt, pra një herë në 4 vjet. Botimi i parë ishte në vitin 1980, dhe ky është numri 12 i kësaj gazete.

I konceptuar nga një grup miqsh që “dëshironin të qeshnin”, La Bougie du Sapeur ka një printim prej 200,000 kopjesh dhe çmimi i saj është 4,90 € dhe më shumë se sa i plotëson kostot e tij.

Tabloidi është i organizuar si një gazetë e rregullt, me seksione mbi politikën, sportin, çështjet ndërkombëtare, artet, enigmat dhe thashethemet e njerëzve të famshëm citon BBC.

/rtsh.al/