Supermodelja e njohur Naomi Campbell thuhet se ka nisur një lidhje dashurie me milionerin Mohammed Al Turki. Të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe për herë të fundit janë parë në publik në BAFTA Awards.
Modelja së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait për të dhe është më e lumtur se kurrë. Mohammed është një producent filmash dhe drejtor i Fondacionit të Detit të Kuq. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 milionë dollarë.
Modelja ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin. Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për publikun.
“Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, tha ylli i pasarelave.
Kujtojmë që së fundmi Naomi zbuloi se varësia ndaj drogës gati sa nuk i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90.
bal