Lajme

Maska covid, bizhuteri, laptope, smartfone, flori…Europa zbulon skemën kriminale ku përfshihet edhe Shqipëria

Një organizatë kriminale që operon me mashtrim TVSH-je (taksa mbi vlerën e shtuar) duke sjell një dëm ekonomik financiar prej 195 milionë eurosh nëpërmjet shitjes së smartphone, pajisjeve elektronike të vogla dhe maskave mbrojtëse të covid, u zbulua ditën e djeshme nga zyra e prokurorit publik europian (EPPO) në Mynih dhe Kolonjë, Gjermani.

180 kërkime që cuan në arrestimin e 14 personave në 17 vende (Shqipëri, Austria, Kroaci, Qipro, Çeki, Estonia, Gjermani, Hungari, Italia, Malta, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovakia, Sllovenia, Suedi dhe Mbretëria e Bashkuar), ishte bilanci i këtij operacioni. Mbi 680 hetues tatimorë dhe policorë kanë mbështetur masat hetimore.

Gjatë kërkimeve, autoritetet e ligjit sekuestruan sasi të mëdha smartphone-sh, me vlerë mbi 15.3 milionë euro, si dhe një jaht, me vlerë 3 milionë euro, dhe 1.2 milionë euro në para dhe kriptovalutë. Disa makina u sekuestruan, përfshirë një Rolls-Royce, një BMË dhe një Range Rover. Gjithashtu u gjetën bizhuteri, orë luksi dhe 2.5 kg ari në banesat e të dyshuarve.

Çështja është një mashtrim i dyshuar i TVSH – një skemë kriminale komplekse që përfiton nga rregullat e BE-së mbi transaksionet ndërkufitare midis vendeve anëtare, pasi këto janë të përjashtuara nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH).

Ekosistem kriminal kompleks

Hetimi zbuloi se organizatorët e mashtrimit të TVSH kanë krijuar një ekosistem kriminal kompleks, që u mundësoi të mashtronin deri në 195 milionë euro përmes disa skemash kriminale.

Dyshohet se, që nga viti 2017, një kompani gjermane ka drejtuar skema të ndryshme mashtrimi të TVSH-së nëpërmjet tregtisë së mallrave elektronike të vogla, duke përfshirë smartphone-t. Supozohet se të dyshuarit kanë përdorur skema fiktive të gjetjes së tregtarëve të vegjël që zhduken pa plotësuar detyrimet e tyre tatimore.

Në vitin 2020, të njëjtat organizata që kryenin skemat e mashtrimit të TVSH-së besohet se kanë hyrë në tregun e maskave mbrojtëse. Gjatë pandemisë Covid-19, maskat mbrojtëse ishin në kërkesë të lartë; kompania i ka blerë maskat nga tregtarë të panjohur dhe nëpërmjet kompanive të tjera fshihnin destinacionin final. Në letër, kompania ishte me bazë në Hong Kong, por maskat mbrojtëse ishin në të vërtetë në një depo në Gjermani ndërkohë që Ministria Federale e Shëndetësisë i blente nga kompania që pretendonte se ishte me qendër në Hong Kong. Por sic rezulton nga hetimi, as kompania “mëmë” apo ajo me bazë në Hong Kong nuk kishin rimbursuar TVSH e maskave mbrojtëse që kishte marrë ministria.

Kompania “mëmë” krijoi kompani të tjera të vogla, me njerëz të panjohur e identitete fiktive që komunikonin në mënyrë sekrete për të maskuar veprimtarinë kriminale.

Në fund të fundit, dyshohet se organizata kriminale e identifikuar pas shemave të përcaktuara të mashtrimit të TVSH ka krijuar shtresa kompanish-mollë, njerëz pa personalitet juridik, identitete fiktive dhe komunikim sekret për të maskuar veprimtaritë e tyre kriminale.

14 prokurorë europiane në 12 vende anëtare krijuan një grup hetimor të mirëfillte. Modeli operacional i EPPO si një zyrë e vetme bëri të mundur zbardhjen e skemës.

Lista e partnerëve kryesorë dhe autoriteteve kombëtare të përfshirë:

Europol – Eurojust

Zyra e Hetimit Tatimor Gjermane në Berlin, Bielefeld, Cottbus, Münster dhe Nuremberg

Birra të ndryshme të hetimit kriminal gjerman: Landeskriminalamt Berlin, Landeskriminalamt Brandenburg, Polizeipräsidium Nordhessen dhe Polizeipräsidium Brandenburg

Shqipëria: Zyra Speciale e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAC)

Austria: Zyra për Luftën kundër Mashtrimit (ABB)

Qipro: Departamenti i Policisë Kipriote

Çeki: Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar (NCOZ)

Estonia: Bordi Tatimor dhe Doganor Estone (EMTA)

Italia: Garda di Finanza (GdF)

Malta: Departamenti i Hetimeve për Krime Financiare (FCID)

Holanda: Shërbimi Fiskal dhe i Hetimit të Informacionit (FIOD)

Polonia: Departamenti i Policisë së Varshavës për Krime Ekonomike

Portugalia: Garda Nacional Republicana (GNR)

Suedia: Autoriteti Suedez i Krimeve Ekonomike (SECA)

Sllovakia: Agjencia Kombëtare Kriminale (PPZ)

Mbretëria e Bashkuar: Zyrat e Taksave dhe Doganave të Mbretërisë (HMRC)”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo