Lajme

Liberalizimi i tregut të energjisë, FTL ofron shërbimin e furnizimit për subjektet e lidhura në rrjetin shpërndarës 20kV

Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group SH.A. njofton se prej fillimit të këtij viti është duke furnizuar me energji elektrike klientët e lidhur në tensionin 20kV, sipas përcaktimeve ligjore në kuadër të liberalizimit të tregut.

Sipas ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, dhe Urdhërit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 217, datë 29.12.2023, “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, prej muajit janar 2024, subjektet e lidhura në tensionin 20kV nuk furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal Sh.A. (FSHU/FMF), por e sigurojnë vetë energjinë elektrike në tregun e lirë të liberalizuar.

Në këtë treg ofron shërbimin e furnizimit edhe FTL Sh.A., pjesë e grupit OSHEE, e cila prej tre vitesh ka lidhur kontratë dhe asiston subjektet e lidhura në tension 35kV. Tashmë kjo shoqëri me kapital 100% shtetëror po i jep mundësinë 2150 subjekteve të lidhura në tension 20kV të marin shërbim nga FTL-ja, me kontrata afatgjata (1-vjeçare) dhe me çmime konkuruese

Më shume se 95% e subjekteve që operojnë në tregun e parregulluar të energjisë elektrike po furnizohen me energji elektrike dhe po faturohen nga FTL, kompania, e cila garanton cilësi shërbimi dhe tarifa me kosto më të lira. Me këtë rast, shoqëria njofton klientët e saj se pagesat e faturave mund të bëhen në çdo sportel banke në llogaritë e FTL-së dhe në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit (kudo, në të gjithë vendin).

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo