Pasi u raportua për punën që është bërë, unanimisht me votim të hapur u zgjodh kryetar Visar Robelli, pa asnjë votë kundër. Z.Robelli ishte edhe nënkryetar i rrjetit. Ndërsa, z.Florim Useini, kryetari i deritanishëm pas propozimit nga anëtarët e rrjetit u zgjodh kryetar nderi, epitet për punën e tij të madhe, që e ka bërë për rrjetin. Sipas rregullave, brenda katër javësh, kryetari i ri formon kryesin e re.
Mbrëmë në restaurant “Fratelli“ në Kriens të Luzernit, pronë e një bashkatdhetari dhe anëtari të rrjetit, ishin mbledhur afaristët e rrjetit për të mbajtur kuvendin. Me buzëqeshje, përqafime e fjalë të mira për njëri tjetrin dhe duke cakërruar edhe gotat e miqësisë, ashtu siç e donë edhe rregulli, kryesia e rrjetit e drejtuar nga Florim Useini, kryetar i këtij rrjeti e filloi punën e kuvendit edhe atë pa u vonuar.
Fjalët e z.Useini si edhe herave të tjera ishin vëllazërore dhe suksesin e arritur për këto katër vite në rrjet e ndajti me të gjithë.
Ai ndër të tjera shtoi se: “Ne vëllezër të dashur, jemi thuajse një familje, sugjerime, kritika por edhe lavdërata kemi pranuar dhe do të pranojmë, sepse janë në interes të rrjetit, që të dalim sa më mirë që të jetë e mundur. Ne e kemi dalluar dhe e dallojmë personalen nga detyra e përgjegjësia, prandaj edhe jemi të suksesshëm.
Falënderoj nga zemra për secilin, që ka kontribuar dhe u jam mirënjohës për ndihmën e përkrahjen që më keni dhënë.
Qëllimi jonë është i përgjithshëm, me vizion të qartë, bashkimin e bizneseve, sepse dihet, kur jemi bashkë, sukseset do të jenë më të mira dhe afatgjate.
Të dashur vëllezër, po prezantoj aktivitetin e rrjetit për këto katër vjetë, që e kam drejtuar, detyrë që ma keni besuar.
Me sinqeritetin tim maksimal me shumë zemër e kam drejtuar me aq mundësi sa kam pasur. Por, mbështetja juaj më ka dhënë force gjithmonë. Për këto katër vjet aktivitet jeni në dijeni për çdo gjë dhe jam i gatshëm të raportoj”.
Pasi u raportua për punën që është bërë, unanimisht me votim të hapur u zgjodh kryetar Visar Robelli, pa asnjë votë kundër.
Robelli ishte edhe nënkryetar i rrjetit. Ndërsa, z.Florim Useini, kryetari i deritanishëm pas propozimit nga anëtarët e rrjetit u zgjodh kryetar nderi, epitet për punën e tij të madhe, që e ka bërë për rrjetin. Sipas rregullave, brenda katër javësh, kryetari i ri formon kryesin e re. Në këtë takim-kuvend, kryetari nderi tashmë, z.Florim Useini, ndau edhe certifikata anëtarëve për kontributin e tyre, poashtu u miratua, që të përgatitet edhe një monografi për Rrjetin e Bizneseve.
Pasi u zgjodh kryetari i rrjetit, z.Useini i njoftoi të gjithë miqtë e tij të rrjetit edhe për disa projekte të tjera dhe mbështetjen e madhe, që e mori në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Z.Useini uroi të gjithë për të vazhduar edhe në të ardhmen të bashkuar.
Ndërsa kryetarit të rrjetit i uroi suksese dhe padyshim e do t`i rrijë afër për çdo situatë, që kërkohet. Ndërsa kryetari i sapozgjedhur, falënderoi që të gjithë miqtë e tij të rrjetit dhe kryetarin Useini për besimin e dhënë dhe u zotua, se së bashku me të gjithë, do ti vazhdojmë sukseset e arritura së bashku dhe nuk do të ndalemi.
Rrjeti i Bizneseve në Zvicrën Qendrore me anëtarët e saj, është treguar i suksesshëm gjatë këtyre viteve dhe pritet që në të ardhmen të ketë edhe më shumë suksese, falë meritave që i ndajnë mes veti dhe unitetit të sinqertë që e kanë mes veti. Rrjeti është model se si punohet bashkë dhe sukseset vijnë njëri pas tjetrit edhe atë nga personalitete si nga diaspora por edhe nga atdheu ynë. /Dashnim Hebibi/