ShowBizzz

Krizë mes Hailey dhe Justin Bieber? Babai i modeles, kërkesë fansave!

Stephen Baldwin u ka kërkuar fansave të luten për vajzën e tij Hailey dhe dhëndrin Justin Bieber, duke nxitur aludimet për gjendjen e martesës së çiftit.

Në një Instastory të ripostuar të hënën, aktori 57-vjeçar ndau një video të Justin duke kënduar, e postuar fillimisht nga themeluesi i All Things Possible Ministries, Victor Marx.

Marksi u ka bërë thirrje të krishterëve të luteshin për çiftin, duke kërkuar mençuri, mbrojtje dhe një marrëdhënie më të ngushtë me Zotin për Hailey dhe Justin. Marksi përmendi se gruaja e tij dhe nëna e Hailey-t, Kennya Deodato Baldwin, shpesh luten së bashku për çiftin, duke pranuar sfidat që vijnë me statusin e tyre dhe luftën shpirtërore me të cilën mund të përballen.

Krizë mes Hailey dhe Justin Bieber? Babai i modeles, kërkesë

Disa fansa mendojnë se ata po përballen me vështirësi për të pasur një fëmijë, ndërsa të tjerë spekulojnë për çështje të shëndetit mendor, duke marrë parasysh betejat e kaluara të Justin me shëndetin mendor dhe historinë e shqetësimeve shëndetësore të Hailey, duke përfshirë një goditje të vogël në 2022.

Krizë mes Hailey dhe Justin Bieber? Babai i modeles, kërkesë

As Hailey dhe as Justin nuk kanë reaguar publikisht ndaj aludimeve në rrjet dhe as për kërkesën e Stephen Baldwin për lutje, duke shtuar më shumë dyshimet rreth marrëdhënies së çiftit.

 



bal