Lajme

E vranë për një banesë, prek bashkëshortja e Emiljano Pines: Mi këpute krahët dashuri

Qyteti i Korçës, mbrëmjen e të mërkurës u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Ilo Lluka ekzekutoi me 4 plumba 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas qëlloi me plumb në kokë edhe veten.

Dy korçarët u gjetën të shtrirë pranë njëri-tjetrit në lagjen nr.18 të këtij qyteti. Siç raportuam edhe më herët pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një banese në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte që t’ia linte trashëgimi 40-vjeçarit, Emiljano Pines, djalit të kujdestares e cila prej vitesh ishte kujdesur për të.

Newsbomb.al mëson se Emiljano Pine ishte djalë i vetëm dhe kishte dy motra. Ai prej shumë vitesh kishte lidhur kurorë me partneren e tij, me të cilën punonin dhe jetonin në qytetin e vogël të Korçës. Së fundmi, në llogarinë e saj në “ Facebook”, bashkëshortja e 40-vjeçarit me e copëtuar dhe e tronditur nga kjo humbje e madhe ka shkruar fjalët e ndjera për partnerin e saj, të cilit i prenë jetën në mes padrejtësisht.

“Njeriu më i mrekullueshëm që ekziston në planet ishe dhe do mbetesh dashuria e jetës time. Si te kjo video dua të të mbaj mend o ylli im i rinisë që mi këpute krahët dhe na lanë çdo ëndërr që kishim thurrur bashkë. Ti je ëngjëlli im mbrojtës, do të jesh gjithmonë në zemrën time dashuria e jetës time. Do më mungosh gjithë jetën”, shkruan ajo krah videos ku shihet me Emiljanon teksa qeshin dhe kërcejnë.

 

Postimi i bashkeshortes se Emiljano Pines
Postimi i bashkeshortes se Emiljano Pines

Kujtojmë se autori i kësaj ngjarje, 61-vjeçari, Ilo Lluka prej shumë vitesh jetonte në Greqi. Pas vendimit të së atit për t’i lënë banesën trashëgimi djalit të kujdestares, 61-vjeçari nuk e pranoi këtë fakt dhe u kthye në qytetin e Korçës ku dhe kreu aktin makabër. Ai njihej nga banorët e zonës si përdorues i pijëve alkoolike, ndërkohë newsbomb.al mëson se në shtetin fqinj jetonte i vetëm dhe nuk kishte familje.

Ne foto: Autori dhe Emiljano Pine
Ne foto: Autori dhe Emiljano Pine

Newsbomb siguroi momentin tragjik, ku shihej 60 vjeçari teksa qëllon 4 herë me gjakftohtësi të plotë, edhe pasi viktima ka rënë në tokë. Pastaj, brenda pak sekondash, ai vendos armën në anën e djathtë të kokës dhe qëllon për vdekje dhe veten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo