Një përplasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në qytetin e Pogradecit, ku mësohet se ka mbetur i plagosur me plumb në kokë, bark dhe dorë shtetasi Alted Olldashi.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një karburanti brenda qytetit ku sipas informacioneve të para, plagosja ka ndodhur si pasojë e një përplasjese me armë zjarri mes dy apo me shumë personave.
I plagosur Alted Olldashi i cili vetë ka shkuar në spitalin rajonal të Pogradecit për mjekim. Olldashi mësohet se ka marrë plumba në bark, dorë dhe këmbë.
Pasi ka ndodhur ngjarja policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes personat e përfshirë në konflikt janë larguar, por nga pamjet e siguruara duket se ka pasur një parplasje me armë si dhe është përdorur një mjet i ftohtë thikë.
Ngjarja sapo ka ndodhur ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave. Nuk dihet se sa persona janë përfshirë në konflikt. Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo