Pas disa orësh, zjarrfikëset kanë arritur të shuajnë flakët e zjarrit në Ish-Uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga policia, në momentin që po punohej për çmontimin e një depozite dhe si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.
Gjithashtu njoftohet se ka nisur procedimi për dy punëtorët që po bënin çmontimin e depozitave, pasi dyshohet se nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotja e ajrit.
Njoftimi
Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit
Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo