Lajme

“Ka dëmtime në bark”, mjeku flet për gjendjen shëndetësore të deputetit Çela

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në një magazinë në pronësi të tij në Lushnje ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtimeve në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.

Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen… Ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë”, – tha Bushi.

Ndërkaq Bushi është shprehur se edhe i lënduari tjetër nga shpërthimi është në gjendje të stabël.

“Eshtë në sallë duke u operuar, gjendja është stabël”, – shtoi ai.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Dyshohet se gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha, ose i njohur ndryshe si Landi Verçani, pasi kishte dy emra, teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar Elidon Verçani (Hoxha), ndërkohë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes babë e bir, Roland dhe Elidon Verçani ndodheshin së bashku brenda në vinç.

Lexo edhe: Detaje nga ngjarja që u mori jetën babë e bir, vinçi po ngrinte bombula oksigjeni

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Lushnjë, këtë pasdite, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë.

Top Channel raporton se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Sipas asaj që gazetari i kësaj media tregon, mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet bombola e cila sipas tij ka shpërthye pasi ka rënë nga vinçi.

Policia më herët njoftoi se në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo